Hailey Bieber zbulon ankthin e saj si nënë

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur Hailey Bieber ka rrëfyer se ka një shqetësim teksa rrit djalin e saj pothuajse dyvjeçar me këngëtarin e suksesshëm Justin Bieber. Ajo pohoi se shqetësimi i saj lidhej me djalin e saj, Jack Blues, në fazën e rritjes së tij.

“Vetëm ta shohësh këtë njeri të vogël të evoluojë para syve të tu. Ata rriten kaq shpejt dhe ndryshojnë kaq shumë dhe gjithmonë ka kaq shumë emocione. I shikon duke përjetuar jetën për herë të parë, kështu që ndihesh sikur po e përjeton në atë mënyrë, me ta”, pohoi Hailey Bieber për revistën “Interview”, të martën, më 14 prill.

Hailey vuri në dukje se shqetësohet “çdo ditë” për llojin e botës në të cilën do të rritet djali i saj.

“Ky është ndoshta ankthi më i madh që kam si prind. Bota në të cilën ai po rritet është shumë, shumë e frikshme dhe ndihet kaq e zymtë, duke menduar për të ardhmen, me mënyrën se si po shkojnë gjërat. Por unë thjesht duhet të mbyll sytë dhe të kem besim. Për sa kohë që ai po rritet në një mjedis në shtëpi që është vërtet i dashur dhe i bukur, kjo është e gjitha që mund të shpresoj”, shpjegoi ajo.

Bashkëshortja e Justin Bieber që prej vitit 2018 ka qenë e sinqertë në lidhje me prindërimin, duke pohuar edhe në një artikull vitin e shkuar se ajo nuk mendon se ka diçka që dikush mund të tregojë për prindërimin dhe që do t’i përgatisë prindërit ndonjëherë, derisa të provohet vetë.

“Mendoj se për mua personalisht, ka kaq shumë gjëra të panjohura për të, por kaq shumë gjëra dhe kaq shumë ndryshime ndodhin, sa ti evoluon në një mënyrë krejtësisht të ndryshme për të cilën nuk do të ishe kurrë në gjendje të përgatiteshe, derisa ta bësh”, pohoi ajo.

Në lidhje me kohën për një fëmijë të dytë, Hailey tha se ndihet shumë më e përgatitur për t’u bërë nënë përsëri, në krahasim me sa e papërgatitur ndihej kur u bë për herë të parë.

Rikujtojmë se marrëdhënia e Hailey me Justin Bieber është kurorëzuar në martesë në vitin 2018, pas lidhjes së tyre publike që në vitin 2016, e cila ka qenë një nga marrëdhëniet më të komentuara në showbizin ndërkombëtar.

 

Pregnant Hailey Bieber Wows in Sheer Dress as Justin Bieber Cradles Her Baby  Bump

Share With:
Translate »
1 Views