Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen prindër të një djali
Pritjes së ëmbël të Lori Hoxhës i ka ardhur fundi, pasi ajo dhe Vis Bajraktari janë bërë prindër të një djali për herë të parë.
Ashtu si edhe ngjarje të tjera të rëndësishme, Lori ka zgjedhur ta mbajë këtë moment kaq të bukur të jetës së saj dhe të partnerit larg vëmendjes publike.
Por megjithatë kujtojmë se prej muajsh, aludimet në rrjet nuk kishin munguar, pasi në mars ajo publikoi një foto krahë motrës së saj Sara Hoxha, e cila tërhoqi vëmëndjen e ndjekësve.
Edhe pse e veshur me rroba të errta dhe të gjera nuk arriti dot të fshehë një detaj të vogël, barku i rrumbullakosur.
Në dhjetor të 2025-ës, Lori u shfaq për herë të parë publikisht me bashkëshortin, pas lajmeve për martesën e tyre, teksa merrnin pjesë në përvjetorin e 10-të të një fondacioni.
Lori dhe Visi janë lidhur që në kohën kur ishin studentë dhe kanë zgjedhur ta mbajnë gjithmonë marrëdhënien larg syrit të mediave.