Selin mban fjalën! Bashkë me Gimbon në mbështetje të fëmijëve jetimë
Selin Bollati duket se po mban fjalën që dha në Big Brother VIP Albania
Ajo kishte premtuar se, nëse do të fitonte, një pjesë e parave do të shkonte për bamirësi dhe tashmë po shohim hapat e parë në këtë drejtim.
Së bashku me Gimbo, ata kanë vizituar organizatën OFAP në Prishtinë, duke dhënë një mesazh të fortë solidariteti dhe mbështetjeje për fëmijët jetimë.
Edhe pse ende nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, duket se diçka shumë e bukur është në përgatitje… dhe pritet ta mësojmë së shpejti
