Victoria Beckham zbulon “sekretin”: Si aknet e Harperit u kthyen në ide biznesi!
Harper Beckham mund të jetë duke ndjekur gjurmët e nënës së saj, Victoria Beckham, më shpejt sesa mund të mendohet.
Këtë e zbuloi pikërisht Victoria Beckham, e cila përmes një interviste në podkastin “Aspire with Emma Grede” , foli për perandorinë e saj të biznesit dhe familjen e saj, duke aluduar se 14-vjeçarja Harper po punon për t’u bërë vetë një manjate.
“Ajo erdhi tek unë dy ose tre vjet më parë dhe po vuante shumë me lëkurën e saj. Ajo dikur kishte lëkurë të bukur, por më pas, si të gjitha vajzat e reja, u josh nga disa marka bukurie dhe po vendoste shumë produkte në fytyrë që nuk ishin të përshtatshme për lëkurën e saj, dhe si pasojë shkoi te një dermatolog sepse lëkura e saj ishte shumë, shumë e dëmtuar.”
Ajo shtoi se edhe vetë e ka përjetuar një situatë të ngjashme.
“Vuaja nga aknet e fëmijëve, të adoleshencës, të të rriturve. Dua të them që kam përjetuar çdo lloj akneje. Kështu që, mund ta kuptoja vërtet atë.”
Në këtë mënyrë, Harper Beckham shikoi drejt një zgjidhjeje biznesi për problemet e saj. Stilistja e modës tregoi se si Harper iu afrua me një prezantim në PowerPoint, duke i prezantuar idenë e saj për një markë bukurie të fokusuar në lëkurën me prirje ndaj akneve.
Kur u pyet nëse mendonte që vajza e saj do të lançonte linjën e saj të kujdesit për lëkurën, manjatja, e cila ka linjën e saj të kujdesit për lëkurën në bashkëpunim me Augustinus Bader, Victoria Beckham, u shpreh se beson që kjo do të ndodhë.
Megjithatë, nuk duhet të përgatiteni ende pasi, siç edhe Victoria e pranoi: “Në të njëjtën kohë, ajo është ende në shkollë. Po studion për provimet e GCSE-së… Por ky është pasioni i saj. Kjo është ajo që Harper dëshiron të bëjë!”
Victoria Beckham është një nga figurat më të njohura të industrisë së modës dhe showbiz-it britanik. Ajo u bë fillimisht e famshme si pjesë e grupit të njohur “Spice Girls”, ndërsa më vonë ndërtoi markën e saj të suksesshme në fushën e modës dhe kozmetikës.
Prej vitesh, Victoria Beckham është kthyer në një emër të rëndësishëm të industrisë së luksit, me koleksione të prezantuara në javët më prestigjioze të modës.