Ajka bëri “Festën e Abetares” dhe emocionet e mami Xhensilës na përlotën edhe ne

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ndarë sot me ndjekësit e saj një moment plot emocion dhe krenari. Përmes një postimi  në rrjetet sociale, ajo ka festuar një ditë të rëndësishme për vajzën e saj, Ajka, e cila ka pasur Festën e Abetares.

Xhensila u shpreh se duke parë Ajkën në këtë festë, u ndje “krenare si kurrë më parë”. Në dedikimin e saj të thellë, këngëtarja e quajti Ajkën “xixëllonja ime” dhe “pjesa më e bukur e shpirtit tim”, duke kujtuar me nostalgji kohën kur ajo ishte thjesht një fëmijë në krahë. “Me germen A nis Abetarja… e mua, me shkronjen A, më ka rilindur jeta,” shkroi ajo, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite simbolike në rrugëtimin e vajzës së saj drejt edukimit.

Postimi i shoqëruar me një video-reel ku duket një moment i ëmbël i tyre, ku dora e vogël e Ajkës prek nënën e saj, tregon lidhjen e fortë mes tyre. Ky moment i ëmbël shënon një hap të rëndësishëm në udhëtimin e Ajkës, një udhëtim të cilin Xhensila e përshkroi me dashuri të thellë amtare, duke u premtuar se do të jetë gjithmonë krenaria e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Share With:
Translate »
1 Views