Ka mbaruar! Pete Davidson dhe partnerja ndahen 5 muaj pas lindjes së vajzës së tyre

Pete Davidson dhe Elsie Hewitt i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vetëm disa muaj pas lindjes së vajzës së tyre, Scottie.

Sipas raportimeve, marrëdhënia u përball me vështirësi për shkak të angazhimeve të shumta të komedianit në punë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre në dhjetor 2025.

“Pete ka udhëtuar shumë për shkak të punës, ndërsa Elsie kishte nevojë për më shumë mbështetje nga ai në shtëpi pas lindjes së vajzës,” tha një burim për mediat.

Ka mbaruar! Pete Davidson dhe partnerja ndahen 5 muaj pas lindjes së

Një tjetër burim tregoi se ndarja ka ndodhur së fundmi dhe se të dy janë të fokusuar plotësisht te vajza e tyre.

“Ata po përpiqen të gjejnë mënyrën më të mirë për bashkëprindërimin. Ky është prioriteti i tyre kryesor,” tha burimi.

Pete Davidson, 32 vjeç, dhe modelja Elsie Hewitt, 30 vjeçe, e bënë publike lidhjen në mars 2025. Në atë kohë, burime pranë çiftit thoshin se aktori i “Saturday Night Live” ishte shumë i lumtur në këtë marrëdhënie dhe se Elsie ishte “shumë ndryshe” nga ish-partneret e tij të mëparshme.

Pak kohë më vonë, çifti u shfaq publikisht gjatë një pushimi romantik në Palm Beach, ku nuk munguan momentet intime para kamerave.

Ka mbaruar! Pete Davidson dhe partnerja ndahen 5 muaj pas lindjes së

Në korrik 2025, Elsie konfirmoi shtatzëninë përmes një postimi në Instagram, ku ndau edhe pamje nga ekografia dhe momente romantike me Davidson.

“Mirë, tani të gjithë e dinë që kemi bërë seks,” shkroi ajo me humor në përshkrimin e postimit.

Pas një feste për beben me temë lepurushësh, ku çifti u shfaq shumë i afërt, ata mirëpritën vajzën e tyre më 12 dhjetor 2025.

Ka mbaruar! Pete Davidson dhe partnerja ndahen 5 muaj pas lindjes së

“Engjëlli ynë perfekt erdhi në jetë më 12/12/2025,” shkroi Hewitt në njoftimin e lindjes, duke zbuluar edhe emrin e plotë të vogëlushes: Scottie Rose Hewitt Davidson.

Ka mbaruar! Pete Davidson dhe partnerja ndahen 5 muaj pas lindjes së

Megjithatë, sipas burimeve pranë çiftit, marrëdhënia kishte kohë që po përballej me probleme dhe ishte e paqartë nëse ata do të arrinin t’i zgjidhnin.

Share With:
Translate »
6 Views