Una e veshur si Michael Jackson! Besnik Qaka dhe e bija vijnë me një super version të “Human Nature”
Këtë herë, dyshja fantastike, Besnik Qaka dhe vajza e tij e talentuar, Una, ka sjellë në TikTok një “cover” mjaft artistik të këngës ikonike të Michael Jackson, “Human Nature”.
Përtej vokalit të mrekullueshëm, ajo që vjedh totalisht vëmendjen është Una.
E veshur si “Mbreti i Popit” dhe duke imituar me shumë saktësi lëvizjet e tij legjendare, ajo ka shkëlqyer krah të atit në një duet të realizuar në mënyrë të përsosur.
Ky moment kaq i ëmbël nuk është i pari që bëhet viral, pasi suksesi i tyre nuk përbën më risi.
Pak kohë më parë, Besniku dhe Una korrën një sukses të jashtëzakonshëm me hitin “Die With A Smile” nga Lady Gaga dhe Bruno Mars.
Ai interpretim u bë akoma më magjik kur dyshja u shoqërua në piano nga pianisti i njohur francez, Aurélien Froissart, duke u kthyer në një nga videot më të klikuara e të komentuara në rrjet.
Edhe me këtë performancë të radhës, ata dëshmuan se kimia e tyre e pastër babë e bijë dhe muzika e mirë janë formula perfekte për të rrëmbyer zemrat e publikut.
View this post on Instagram