Zbulohet emri i djalit të Lori Hoxhës, nderim për figurën kombëtare?
Emri i djalit të Lori Hoxhës ka qenë prej kohësh një detaj i ruajtur me shumë kujdes nga ajo. Edhe pse emri Isa është përmendur më herët, një postim i fundit i saj duket se ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin.
Lori Hoxha ka publikuar një fotografi të bustit të Isa Boletinit, të shkrepur gjatë festës për 25-vjetorin e Top Channel. Zgjedhja e kësaj fotografie është lidhur menjëherë nga ndjekësit me emrin e djalit të saj, duke e parë si një konfirmim të tërthortë.

Por emri Isa ka edhe një tjetër veçanti, pasi është një emër i njohur edhe në traditat fetare.
Në Kuran, Isa është emri arab i Jezusit (Isait, birit të Merjemes). Ai përmendet në shumë sure dhe ka një rol të rëndësishëm në traditën islame, ku përshkruhet si profet dhe i dërguar i Zotit. Në Kuran ai përmendet si “Isa ibn Merjem”, pra Isa, biri i Merjemes.
Kështu, emri që Lori Hoxha i ka vendosur djalit të saj lidhet njëkohësisht me një figurë të rëndësishme të historisë shqiptare, Isa Boletinin, dhe me një emër me peshë të veçantë në traditën fetare islame.
Lori, e cila është treguar e rezervuar për ekspozimin publik të fëmijëve të saj, nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për arsyen e zgjedhjes së emrit. Por fotografia e fundit ka mjaftuar që emri Isa të rikthehet në vëmendje. /Kids’Time/