Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit
Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një momentet të veçantë. Në një mënyrë emocionuese, ajo ka zbuluar gjininë e bebit që po pret, duke e bërë pjesë të këtij momenti edhe partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin dhe në mes qëndron djali i tyre, Daskani, i cili do të bëhet me vëlla. Dafina është në pritje të një tjetër djali.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan emocionet dhe lumturinë e çiftit, ndërsa urimet nga fansat dhe miqtë nuk munguan. Ky do të jetë fëmija i dytë për Dafinën, e cila ka zgjedhur ta ndajë këtë periudhë të rëndësishme me ndjekësit e saj përmes postimeve të ngrohta dhe momenteve familjare. Lajmin e shtatzanisë të dytë, Dafina e dha në koncertin e saj në Tiranë, në datën 11 Maj, ku tregoi se është në pritje të ëmbël.
Po sot Dafina Zeqiri dhe Cllevio publikuar projektin e parë të përbashkët. ”Buza” quhet kënga e sjellur në bashkëpunim, e realizuar me videoklip. Projekti i referohet atij origjinal, “Iku buza”, që numëron miliona klikime në platformat muzikore. Kënga është prodhuar nga Çelik Lipa, me tekst të Dafinës, Cllevios dhe Rron Kait.
