VIDEO/ Vajza e Giorgia Melonit bëhet virale, pavarësisht përpjekjeve për t’iu shmangur kamerave

Një moment i papritur gjatë Samitit të G7 ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, ndërsa protagonistja e tij u bë vajza e kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Teksa liderët e vendeve më të industrializuara të botës ishin mbledhur për takimin e rëndësishëm, vogëlushja e Melonit u filmua gjatë mbërritjes në aktivitet, duke u përpjekur të qëndronte larg vëmendjes mediatike.

Në videon që qarkulloi gjerësisht në internet, ajo shihet duke zbritur nga avioni dhe duke u fshehur pas nënës së saj, në një përpjekje për t’iu shmangur kamerave.

Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke e bërë momentin viral dhe duke tërhequr reagime të shumta nga përdoruesit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shet Shqip (@shetshqip)

Share With:
Translate »
12 Views