Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura 8 dhe 11 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në plazhin e Tales.

Dy vajza të mitura janë mbytur në det.

Dyshohet se vajzat janë të moshave 11 dhe 9 vjeç dhe të pashoqëruara.

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se trupat e pajetë të të miturave janë transportuar për në morgun e Lezhës.

Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Share With:
Translate »
1 Views