Bëhet baba për herë të dytë, Erion Veliajt i aprovohet leja nga SPAK, shoqërohet drejt maternitetit

29 qershor 2026- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përfituar një leje të posaçme 48-orëshe nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të vizituar foshnjën e tij të porsalindur në maternitet.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se leja është firmosur nga prokurori i çështjes, Ols Dado, dhe i lejon Veliajt të qëndrojë pranë bashkëshortes dhe foshnjës së porsalindur.

Erioni Veliaj dhe Ajola Xoxa janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Sipas SPAK, ai ka konsumuar disa vepra penale si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Në të njëjtin hetim, në akuzë është vënë dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa si dhe disa biznesmenë. Veliaj dhe bashkëshortja e tij i mohojnë akuzat.

Përvec çështjes penale, kryebashkiaku është duke vijuar një betejë administrative me prokurorin Ols Dado, një prej hetuesve të dosjes së tij, ku kërkon shfuqizimin e dekretit që i ka dhënë statusin e magjistratit.

Share With:
Translate »
16 Views