Jessie J konfirmon ndarjen nga partneri me videon e ëmbël: Do të vazhdojmë të rrisim djalin tonë së bashku

ëngëtarja britanike Jessie J ka bërë të ditur se i ka dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj prej pesë vitesh, basketbollistin Chanan Coleman, me të cilin ka edhe një djalë.

Lajmin e ndarjes artistja e ndau përmes një postimi në Instagram, ku e cilësoi këtë si një periudhë të vështirë dhe të dhimbshme për të dy, duke theksuar se vendimi është marrë me prioritet mirëqenien e djalit të tyre, Skye.

“Unë dhe Chanan kemi vendosur së fundmi t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike. Kjo është një situatë e trishtueshme dhe e vështirë, por jemi të përqendruar ta përballojmë këtë ndryshim privatisht dhe në mënyrë pozitive, në mënyrë që t’i sigurojmë djalit tonë një mjedis të shëndetshëm dhe të lumtur”, shkroi Jessie J.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jessie J (@jessiej)

Share With:
Translate »
6 Views