Remzija uron renë për ditëlindje me fjalët që çdo nuse do donte t’i dëgjonte

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, ka zgjedhur fjalët më të ngrohta për të uruar nusen e djalit të saj, Hamzës, Gëzimen, me rastin e ditëlindjes së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shihet krah për krah me Gëzimen, këngëtarja ka shprehur gjithë dashurinë dhe respektin që ka për të. Ajo e ka cilësuar nusen e saj si një bekim të vërtetë për të gjithë familjen.

“Gëzuar ditëlindjen, Gëzimja jonë e dashur! Zoti të bekoftë gjithmonë me shëndet, lumturi dhe dashuri. Je bekim për familjen tonë. Të duam shumë!”, ka qenë urimi i Remzies.

Marrëdhënia e mirë dhe e afërt mes Remzie Osmanit dhe nuses së saj shpesh ka marrë vëmendjen e publikut, ndërsa edhe këtë herë ndjekësit e kanë mirëpritur këtë dedikim të ëmbël me urime të shumta.

Urime edhe nga ne!

Share With:
Translate »
4 Views