Albina dhe Valoni bëhen prindër dhe ndajnë emrin bashkë me detajet e ëmbla të vogëlushit

Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi dhe bashkëshorti i saj, Valon Vataj, kanë përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së tyre duke u bërë prindër të një djali.

Vogëlushi erdhi në jetë ditën e sotme, në orën 06:33 të mëngjesit, me një peshë prej 3675 gramësh dhe gjatësi 56 cm.
Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë çifti përmes një postimi në rrjetet sociale. Të shoqëruar nga kartela zyrtare e lindjes dhe një foto e ëmbël e dorës së foshnjës, ata shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për këtë bekim, duke u lutur që djali i tyre të rritet me shëndet, të bëhet një fëmijë i mbarë e t’i bëjë gjithmonë krenarë.
“Trimi jonë! Faleminderit Zotit që na bekoi me një djalë. Lusim Zotin që të rritet me shëndet, me gjitha të mirat, të bëhet fëmijë i mbarë dhe të na bëjë gjithmonë krenarë. Mirë se erdhe në jetën tonë, Trim Vataj!”.
Për t’i dhënë mirëseardhjen në jetë, Albina dhe Valoni zgjodhën për të birin emrin e bukur shqip, Trim.
Ky emër autokton mbart një simbolikë të fortë prejardhjeje, duke përfaqësuar guximin, forcën e karakterit dhe qëndresën, si një urim i ngrohtë nga prindërit që i biri të ecë i patrembur dhe me dinjitet në çdo hap të jetës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Valon Vataj (@valon.vataj)

Share With:
Translate »
13 Views