Nëna zëvendësuese refuzon abortin e kërkuar nga prindërit biologjikë, ajo që ndodh më pas do t’ju SHOKOJË!
Një nënë zëvendësuese që refuzoi të kryente abortin, pavarësisht kërkesës së prindërve biologjikë, ka fituar një betejë të parë ligjore vetëm disa javë para datës së lindjes. McKenna West, një infermiere nga Alaska, pritet të lindë më 2 shtator një djalë të quajtur Gabriel. Megjithatë, gjatë shtatzënisë, fetusi u diagnostikua me sindromën hipoplastike të zemrës së majtë (HLHS), një sëmundje e rrallë dhe serioze e lindur e zemrës, raporton New York Post.
Prindërit biologjikë të fëmijës, Nacine Gilkar dhe Omar Ahmed, nga Kalifornia, i kërkuan West të kryente një abort pas marrjes së diagnozës. Megjithatë, infermierja udhëtoi drejt Teksasit, ku, sipas ligjit të shtetit, ajo do të konsiderohet nëna biologjike e fetusit.
Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton, paraqiti një kërkesë në gjykatë, duke u bërë thirrje mjekëve që t’i ofrojnë Gabrielit kujdes mjekësor për shpëtimin e jetës pas lindjes dhe të parandalojnë transferimin e tij jashtë shtetit.
Gjykata e miratoi kërkesën, duke përcaktuar se pas lindjes së fëmijës duhet t’i ofrohet kujdesi i nevojshëm mjekësor për të mbështetur jetën dhe për ta stabilizuar atë, në pritje të një urdhri të mëtejshëm gjyqësor.
Në vendimin e saj, gjykata përcaktoi gjithashtu se askush nuk mund ta mohojë, pengojë apo vonojë këtë kujdes mjekësor. Po ashtu, deri në një vendim të mëtejshëm, fëmija nuk mund të largohet nga spitali ku po trajtohet dhe as nga territori i shtetit të Teksasit. Avokatët e prindërve biologjikë nuk kanë bërë ende koment lidhur me këtë zhvillim dhe fitoren e parë ligjore të West. “Çdo fëmijë në shtetin tonë meriton kujdes dhe mbrojtje.”
“Gjykata mori vendimin e duhur, duke vepruar menjëherë për të mbrojtur jetën e foshnjës Gabriel dhe për të siguruar që ai të marrë kujdesin që meriton”, deklaroi Paxton pas vendimit të gjykatës.
“Zyra ime përdori çdo mjet në dispozicion për të mbrojtur jetën dhe ne nuk do të tërhiqemi nga përpjekjet tona për të vazhduar të mbështesim mirëqenien e foshnjës Gabriel. Çdo fëmijë në shtetin tonë meriton të kujdeset dhe të mbrohet, dhe pikërisht për këtë do të luftoj”, shtoi ai.
Mjeku zbuloi se fetusi kishte një problem serioz me zemrën në prill, gjatë javës së 20-të të shtatzënisë. Diagnoza erdhi krejtësisht e papritur. “Prindërit e foshnjës po flisnin në FaceTime pas ekografisë. Mjeku erdhi dhe na tha se kishte diçka shumë serioze me zemrën e foshnjës. Nuk kishte rrjedhje gjaku në anën e majtë të zemrës. Ai tha se nuk ishte i kualifikuar për të vendosur diagnozën dhe se duhej të shkoja te një specialist i mjekësisë fetale për t’iu nënshtruar një tjetër ekografie”, tha West për Live Action News
“Pra, të gjithë ishim shumë të mërzitur. Ishte krejtësisht e papritur. Gjithçka po shkonte mirë. Nuk kishte asnjë tregues se diçka nuk shkonte. Të gjitha testet gjenetike rezultuan normale. Megjithatë, në kontratën e zëvendësimit kishte një klauzolë që lejonte ndërprerjen e shtatzënisë në rast të një ‘anomali’ gjatë shtatzënisë dhe kisha frikë se prindërit biologjikë të foshnjës do të vendosnin të vazhdonin me abortin. Isha mjaft e sigurt se ata do të zgjidhnin ta ndërprisnin shtatzëninë. Si mund të jetoja me ndërgjegjen time nëse do ta bëja këtë?”, u shpreh ajo.
West, nënë beqare e dy fëmijëve, refuzoi të kryente abortin në Alaska dhe tani po përballet me një padi të ngritur nga Gilkar dhe Ahmed. Ata kërkojnë që ajo të kryejë abortin në Kaliforni, ku banojnë.