Prindërit e çojnë drejt altarit, Kida dhe Ajbi kurorëzojnë dashurinë

Janë publikuar pamjet e para nga momenti më me emocionues i mbrëmjes, ku këngëtarja Kida po kurorëzon zyrtarisht dashurinë e saj me Ajbin në Romë.

Në pamjet e para, këngëtarja shihet teksa ecën drejt altarit e shoqëruar nga dy prindërit e saj.

Momenti i kurorëzimit ka qenë mjaft intim dhe është përcjellë me duartrokitje të ngrohta nga të gjithë të pranishmit. Kida duket përrallore krah Aibit, ku të dy kanë shkëmbyer premtimet e dashurisë në ambientet luksoze të vilës në kryeqytetin italian.

Në këtë ditë të veçantë po festojnë me çiftin edhe shumë emra të njohur të skenës. Mes mysafirëve VIP të pranishëm janë Shkurta Gashi me bashkëshortin e saj Albert Limani, Ermal Fejzullahu me bashkëshorten Arianën, Yll Limani, e shumë të tjerë.

Ndërkaq, për atmosferën dhe muzikën live do përkujdeset këngëtari i mirënjohur Ramadan Krasniqi.

Urime Kida & Ajbi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shet Shqip (@shetshqip)

Share With:
Translate »
5 Views