Robert De Niro publikon FOTON me vajzën e tij 3-vjeçare: Më pëlqen shumë të jem babai yt
83-vjeçari është një nga figurat më të njohura të Hollywood-it, por rrallë publikon momente familjare.
“Unë dhe vajza ime! Më pëlqen shumë të jem babai yt, Gia”, shkroi ai krahas fotos prekëse baba-bijë.
Fotografia ka tërhequr vëmendjen e fansave pikërisht për shkak të natyrës së pazakontë të postimit. Gia erdhi në jetë në vitin 2023, kur aktori ishte 79-vjeç dhe partnerja e tij Tiffany Chen ishte 46-vjeçe.
Fituesi i çmimit Oscar ka gjashtë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. De Niro dhe gruaja e tij e parë, Diahnne Abbott, janë prindër të vajzës Drena, 54 vjeç, dhe djalit Raphael, 49 vjeç.
Në vitin 1995, ai mirëpriti djemtë binjakë Julian dhe Aaron, 31 vjeç, me ish të dashurën e tij, modelen dhe aktoren Toukie Smith.
De Niro ka gjithashtu djalin Elliot, 28 vjeç dhe vajzën Helen Grace, 14 vjeç, me ish-gruan e tij, Grace Hightower.
