Lajm i trishtë, ndërron jetë babai i Genta Ismajlit
Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, është përballur me një humbje të rëndë familjare.
Ajo ka humbur babain e saj.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur nëna e Gentës, përmes një njoftimi mortor të publikuar në rrjetet sociale.
Në këto momente të vështira, familjes Ismajli i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, shkruan Kosovarja.


