Njihuni me stënipin e Skënderbeut, Vesa Luma zbulon takimin e rrallë

Artistja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka realizuar së fundmi një vizitë në tokën e arbëreshëve në Kalabri, ku është takuar me pasardhës të figurave të njohura të historisë dhe kulturës shqiptare.

Këngëtarja është takuar me stërnipin e figurës së njohur historike shqiptare, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Loris Castriota Skanderbegh, duke ndarë me publikun një fotografi nga takimi i tyre i veçantë.

“Kënaqësi shumë e veçantë të takoj stërnipin e Skënderbeut, Loris Castriota Skanderbegh, i cili më nderoi me një dhuratë të çmuar (një dedikim nga familja e Gjergj Kastriotit, pasardhësit të drejtpërdrejtë, brezi i 15) Liani do ta ruaj me fanatizëm, si patriot i madh që është”, ka shkruar Luma.

Gjatë vizitës së saj në Kalabri, këngëtarja është takuar gjithashtu me Dmitri de Radën, nipin e shkrimtarit të njohur, Jeronim de Rada.

Edhe nga ky takim, Vesa Luma ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Gjaku ynë i shprishur, sot u takua sërish. Nder i veçantë ta takoj nipin e të madhit, Jeronim de Rada në tokën e arbreshëve”, ka shkruar artistja në postimin e saj.

Share With:
Translate »
31 Views