Vajza e e Angelina Jolie dhe Brad Pitt i shmanget jetës si ‘nepo baby’ dhe është parë duke shitur artin e saj në një treg
Vajza 18-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt po shet veprat e saj të artit në një treg lokal në Los Angeles.
Vivienne e re, e cila kohët e fundit njoftoi se po heq dorë nga mbiemri i babait të saj, u fotografua, në një treg rrobash të përdorura, me vëllain e saj binjak Knox në krah për ta mbështetur.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(749x0:751x2):format(webp)/Vivienne-Jolie-Knox-Jolie-Los-Angeles-Fair-02-092126-da1cccb2321c42b0954f41f9b0ebde9e.jpg)
18-vjeçarja, e cila sipas Daily Mail vepron nën emrin The Tulip Fields, paraqiti në pazar një seri kartolinash me vizatimet dhe afishet e saj, me çmimet e të cilave varionin nga 10 deri në 25 dollarë.

Vivien Jolie bisedoi me klientët e saj, duke arritur të shiste shumë nga punimet e saj. Për këtë rast, ajo kishte zgjedhur një bluzë të zezë dhe pantallona të gjera blu me kuadrata, ndërsa vëllai i saj kishte zgjedhur xhinse me lule të qëndisura dhe një bluzë të bardhë.
