Besa Shahini bëhet sërish nënë, ndan momentin e ëmbël me bebin dhe ka një mesazh për QKUK-në

Besa Shahini është bërë nënë për herë të dytë.

“U bënë tri javë prej kur lindi bebi, kësaj radhe në QKUK në Prishtinë”, ka shkruar ajo, ndërsa ka falënderuar për urimet që ka marrë gjatë kësaj periudhe.

Shahini ka treguar se përvoja në QKUK ka qenë shumë e mirë, duke veçuar kujdesin e mjekëve dhe sidomos të infermierëve gjatë dhe pas lindjes. Megjithatë, ajo e ka shfrytëzuar momentin edhe për të ngritur një shqetësim për kushtet e punës në sistemin publik të shëndetësisë, duke folur për pagat, ngarkesën e madhe dhe numrin e infermierëve në raport me pacientët.

Ky është fëmija i dytë për Besa Shahinin. Në pranverën e vitit 2022, ajo dhe Dardan Molliqaj u bënë prindër të një vajze, e cila kishte ardhur në jetë në Tiranë. Edhe atëherë, Shahini kishte zgjedhur ta bënte vetë publik lajmin dhe kishte folur për përvojën e saj në sistemin publik shëndetësor.

Shahini, ish ministre e Arsimit në Shqipëri, është aktive prej vitesh në jetën publike në Kosovë. Pas kandidaturës së saj për kryetare të Prishtinës nga PSD në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ajo aktualisht është asambliste e kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Këtë herë, mes angazhimeve publike, ajo ka ndarë një prej momenteve më personale të jetës së saj, tri javët e para me anëtarin më të ri të familjes.

Mund të jetë një imazh i foshnjë

Share With:
Translate »
1 Views