Dolly Parton “bashkon” Britney Spears dhe djemtë e saj

Një pamje jo e zakonshme nga jeta familjare e Britney Spears është bërë publike, pasi këngëtarja ndau fotografi dhe video nga një dalje me dy djemtë e saj, Sean Preston Federline, 21 vjeç, dhe Jayden James Federline, 20 vjeç.

Këngëtarja 44-vjeçare pozoi mes dy djemve të saj në Dollywood, parku tematik i këngëtares Dolly Parton. Spears kishte fshehur fytyrën pas syzeve të mëdha të diellit dhe një maske, ndërsa dy djemtë e saj qëndronin pranë saj duke buzëqeshur.

Sean Preston dhe Jayden James kanë bërë këtë vit debutimin e tyre në pasarelë, gjatë Javës së Modës në Paris, duke tërhequr vëmendjen e mediave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shet Shqip (@shetshqip)

Share With:
Translate »
6 Views