Kate Middleton dhe vajza e saj Charlotte surprizojnë pasagjerët, udhëtojnë me metronë e Londrës

Një skenë e pazakontë është regjistruar gjatë fundjavës në metronë e Londrës, ku Princesha e Uellsit, Kate Middleton, dhe vajza e saj 11-vjeçare, Princesha Charlotte, janë parë duke udhëtuar së bashku me pasagjerë të tjerë.

Nënë e bijë ishin ulur pranë njëra-tjetrës në linjën “Elizabeth”, e cila mban emrin e Mbretëreshës Elizabeth II, stërgjyshes së Charlotte-s. Prania e tyre në transportin publik tërhoqi vëmendjen e udhëtarëve, ndërsa njëri prej tyre filmoi momentin.

Sipas ABC-së, Kate dhe Charlotte zbritën në stacionin “Tottenham Court Road”, në qendër të Londrës, një zonë e njohur për dyqanet, muzetë dhe teatrot e shumta.

Dalja e tyre u zhvillua në kuadër të një momenti privat familjar. Pallati i Kensingtonit nuk ka bërë komente lidhur me këtë udhëtim.

Një ditë më parë, Kate Middleton kishte vizituar Irlandën e Veriut së bashku me bashkëshortin e saj, Princin William, trashëgimtarin e fronit britanik.

Udhëtimi i thjeshtë me metro vjen si një moment i veçantë, pasi anëtarët e familjes mbretërore britanike rrallëherë shihen duke përdorur transportin publik në jetën e tyre të përditshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shet Shqip (@shetshqip)

Share With:
Translate »
2 Views