“Ai nuk qe kurrë vjehrri im” Einxhel me fjalë të ndjera babain e DJ Dagz
Einxhel Shkira ka ndarë një dedikim emocionues për vjehrrin e saj, babanë e partnerit të saj, DJ Dagz, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Einxhel ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij, duke e kujtuar me fjalë të ngrohta dhe mirënjohje për gjithçka që ai ka bërë për familjen.
Në mesazhin e saj, ajo e përshkruan si një njeri të dashur, të urtë dhe me zemër të madhe, duke theksuar se do t’i mungojnë buzëqeshja, fjalët e tij dhe momentet e kaluara së bashku.
