FOTO/ Rey Manaj bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan foton emocionuese me djalin e porsalindur
Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, është bërë baba për herë të parë. Partnerja e lojtarit lushnjar, Arbiona, ka ndarë lajmin në rrjetet sociale.
Në “story”-n e Arbionës, Rey gjendet i shtrirë me foshnjën, ndërsa partnerja e futbollistit ia ka mbuluar fytyrën me zemër blu. Me shumë gjasa, emoji me “zemrën blu” jep idenë se fëmija është djalë.
Këtë sezon, në aspektin profesional, Manaj e ka nisur “zjarr”, 9 gola dhe 2 asiste në 12 ndeshje të Ligës së Parë turke me Sivasspor.
