Mozzik e mban të birin në krahë, më i lumtur se kurrë
Reperi Mozzik është bërë baba për herë të dytë, këtë herë me partneren e tij, Lotina Haziri.
Pak javë më parë, Lotina solli në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Oz.
Mozzik e ka shprehur disa herë gëzimin për ardhjen në jetë të të birit. Ai ka ndarë së fundmi një fotografi, ku shihet duke e mbajtur Oz-in në krahë, duke treguar edhe një herë emocionet e tij në këtë periudhë të veçantë.
Ardhja e djalit ka sjellë një tjetër gëzim në jetën e reperit, i cili tashmë po shijon përditshmërinë si baba i dy fëmijëve.
