Butrinti bën urimin e veçantë për ditëlindjen e nënës së tij
Butrint Imeri, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Artisti ka publikuar në InstaStory një fotografi pranë nënës së tij, e cila shfaqet me një buqetë të bukur me lule në duar.
Krahas imazhit, Butrinti ka shkruar një urim të shkurtër, por plot dashuri:
“HAPPY BIRTHDAY NANA JEM”.
Me këtë rast, këngëtari ka zgjedhur t’i shprehë publikisht dashurinë dhe urimet njeriut të tij më të shtrenjtë, duke ndarë me publikun një moment të ngrohtë nga jeta e tij familjare.
Kujtojmë se nëna e Butrintit shfaqet rrallë në postimet e tij në rrjetet sociale, çka e bën këtë fotografi edhe më të veçantë. /Prive By LS
