Një tjetër kapitull i bukur për Anne Hathaway: Aktorja mirëpret fëmijën e tretë

Anne Hathaway ka përjetuar një tjetër moment të veçantë në jetën familjare. Aktorja fituese e çmimit Oscar ka mirëpritur fëmijën e saj të tretë me bashkëshortin, Adam Shulman, ka konfirmuar revista People.

Çifti, i cili u martua në vitin 2012, është tashmë prindër edhe i dy djemve: Jonathan, i lindur në vitin 2016, dhe Jack, i cili erdhi në jetë në vitin 2019. Lajmi për ardhjen e fëmijës së tretë vjen disa muaj pasi aktorja bëri publike shtatzëninë e saj.


Ky lajm merr një domethënie të veçantë edhe për shkak të rrëfimit të mëparshëm të aktores për vështirësitë që kishte përjetuar përpara se të mbetej shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Në vitin 2019, Hathaway foli hapur për sfidat e fertilitetit dhe për ndjenjat e vetmisë e pasigurisë që mund të shoqërojnë përpjekjet për të pasur një fëmijë.

“Për shumë njerëz që po përpiqen të kenë një fëmijë, historia nuk është aq e thjeshtë. Hapat që vijnë përpara shtatzënisë mund të jenë vërtet të dhimbshëm, të mbushur me vetmi dhe dyshime për veten. Edhe unë i kam kaluar të gjitha këto”, ishte shprehur ajo.

Sot, familja e aktores është zgjeruar me një anëtar të ri, ndërsa Hathaway vazhdon të balancojë jetën familjare me karrierën në Hollywood. Mes projekteve të saj të fundit është edhe filmi The Odyssey i regjisorit Christopher Nolan.

Share With:
Translate »
1 Views