Matt Damon ka një rregull të rreptë që duhet ta zbatojnë katër vajzat e tij
Matt Damon e merr shumë seriozisht mbrëmjen e filmit me familjen! Aktori 56-vjeçar ka treguar rregullin e rreptë që duhet të zbatojnë katër vajzat e tij gjatë kësaj tradite familjare.
“U them fëmijëve të mi se vlejnë të njëjtat rregulla si kur shkojmë në kinema: nuk lejohen telefonat dhe as bisedat”, tha ai në një intervistë për revistën People.

“Përpiqem të krijoj në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur atmosferën e një kinemaje”, shtoi ai.
Megjithatë, aktori pranoi se kjo nuk është aspak e lehtë. Në dhomën e tyre të ndenjjes ndodhen edhe zona e ngrënies dhe kuzhina, pasi shtëpia ka një hapësirë të hapur. Kjo bën që të ketë shumë dritë. Për këtë arsye, familjes i duhet të fikë të gjitha dritat për ta bërë ambientin sa më të errët.

Damon ka tri vajza, Gia, Isabella dhe Stella, me bashkëshorten e tij prej më shumë se 20 vitesh, Luciana Barroso. Vajzat kanë lindur nga viti 2006 deri në vitin 2010. Ai e konsideron gjithashtu si vajzën e tij edhe Alexia-n, 27-vjeçaren që Luciana ka nga një lidhje e mëparshme.
Në korrik, Damoni foli edhe për mënyrën se si po e përjeton faktin që vajzat e tij kanë filluar të krijojnë lidhje dashurie.
“Deri tani kanë treguar se kanë shije shumë të mira”, tha ai gjatë premierës së filmit “Odisea”, në Nju Jork.
Megjithatë, aktori tregoi se ndjek edhe një këshillë disi të pazakontë që e ka marrë nga aktori Sean Penn, i cili është gjithashtu baba i një vajze.

Penn kishte një paralajmërim të veçantë për djemtë që dëshironin të afroheshin me vajzën e tij.
“Çfarëdo që t’i bësh asaj, do të ta bëj edhe unë ty kur të kthehesh në shtëpi”, zbuloi Penn se u thoshte këtyre djemve, duke shkaktuar të qeshura.
Kjo këshillë duket se i ka mbetur në mendje Matt Damon-it, i cili tashmë po përjeton një etapë të re të jetës si baba i katër vajzave që po rriten.