Me të birin në krahë, Rei Manaj përjeton emocionin e veçantë! Sulmuesi i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

Rey Manaj ka shënuar “golin” më të rëndësishëm jashtë fushës së blertë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është bërë baba për herë të parë, duke përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së tij personale.

rey manaj (2)

Futbollisti lushnjar dhe partnerja e tij, Arbiona Zymberi, kanë mirëpritur një djalë, duke nisur kështu një kapitull të ri si familje

Lajmi u bë publik në fillim të nëntorit, pasi Arbiona ndau në rrjetet sociale një fotografi emocionuese, ku Rei shihej i shtrirë me të porsalindurin mbi gjoks.

Krahas imazhit, ajo kishte vendosur datën 1 nëntor 2026, që shënon ardhjen në jetë të vogëlushit.  Një fotografi që zbuloi një anë tjetër të futbollistit, larg fanellës, stadiumeve dhe presionit të ndeshjeve.

rey manaj baba

Për Manajn, i cili prej vitesh është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të karrierës sportive, ky është një rol krejtësisht i ri. Nga sulmuesi që kërkon golin në çdo ndeshje, tashmë ai ka një tjetër përgjegjësi, atë të të qenit baba.

Historia e dashurisë me Arbiona Zymberin u bë e njohur gradualisht, pasi për një kohë të gjatë Manaj ka preferuar të mos ekspozojë shumë jetën sentimentale. Në korrik të vitit 2024, futbollisti kishte publikuar një fotografi në shoqërinë e një vajze, pa zbuluar identitetin e saj, duke lënë të kuptohej se kishte nisur një histori të re.

Në atë periudhë, vëmendja ishte më shumë te fakti se një prej futbollistëve më të komentuar të Kombëtares kishte lënë pas beqarinë sesa te detajet e lidhjes. Më vonë, emri i Arbionës u lidh publikisht me atë të sulmuesit shqiptar. Ajo është nga Kosova dhe është përshkruar në mediat rozë si modele dhe influencuese, me aktivitet në rrjetet sociale dhe eksperiencë edhe jashtë vendit.

rey manaj (4)

Dyshja është parë duke shijuar edhe pushime së bashku, ndërsa romanca e tyre nisi të bëhej gjithnjë e më e dukshme. Megjithatë, ndryshe nga shumë çifte të njohura që zgjedhin ta ndajnë çdo moment të marrëdhënies me ndjekësit, Rei ka ruajtur një profil më të rezervuar.

Edhe kur mediat nisën të shkruanin për lidhjen e tyre, ai nuk u përfshi në një ekspozim të vazhdueshëm të jetës private. Arbiona, nga ana tjetër, ka qenë më e pranishme në rrjetet sociale, duke ndarë herë pas here momente nga jeta e saj dhe nga marrëdhënia me futbollistin.

Në qershor të vitit 2026, lajmi se çifti priste fëmijën e parë nisi të qarkullonte në mediat shqiptare dhe kosovare. Informacioni u raportua fillimisht nga mediat rozë, ndërsa më pas u pasqyrua edhe nga portale të tjera.

Në atë kohë, Manaj dhe partnerja e tij nuk dhanë shumë detaje publike për pritjen e ëmbël, duke vijuar të ruanin privatësinë e tyre. Tashmë, pritja ka marrë fund dhe familja e tyre është zgjeruar me ardhjen e djalit.

rey manaj (3)rey manaj (1)

Share With:
Translate »
1 Views