Shfaqen për herë të parë në publik si familja e madhe Beyonce dhe Jay Z
Carters kanë dalë për herë të parë në publik si një familje e madhe.
Beyonce dhe Jay Z janë fotografuar me binjakët e tyre katër muajsh, Rumi dhe Sir së bashku me motrën e madhe 5- vjeçare Blue Ivy, të mërkurën në New York.
Ishte pikërisht Jay Z ai që mbante binjakët në duar, duke u kujdesur sigurisht që fytyra e tyre të mos ishte lehtësisht e dallueshme nga fotografët. Ajo që tërhoqi vëmendje kësa radhe nuk ishte Beyonce, por 5-vjeçarja Blue Ivy. E veshur sport me flokët e mbledhura topuz, Blue Ivy arriti t’ia “vidhte” vëmendjen paparacëve që të mos fokusoheshin tek nëna e saj.
Binjakët erdhën në jetën katër muaj më parë, por Beyonce vendosi që ta bënte publik vetëm pas një muaj më vonë me foton e cila mori miliona pëlqime. Që nga ajo kohë diva e muzikës pop dhe reperi amerikan Jay Z ishin shfaqur herë pas herë në publik si një çift i lumtur, por jo me binjakët në duart.