Rrëfimi i gjyshit të vogëlushes së sulmuar nga pitbulli: “E kisha në duar…”

Ka folur për herë të parë para hetuesve, gjyshi i vogëlushes shqiptare vetëm 13 muajshe e cila u masakrua nga dy qen pitbull. Ngjarja tronditëse ndodhi më 17 shtator në Breshia të Italisë, ku e vogla, Viktoria, ishte në banesë me gjyshin e saj, Hasan Kikaj. E vogla u sulmua nga dy qentë teksa ishte në oborr, dhe dy qentë që më parë thuhet se nuk kishin qenë problematikë, ishin të lëshuar.

Gjyshi ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve, vetëm gjatë ditës së djeshme, pasi më herët ai ka qenë në spital në gjendje shoku për atë që ndodhi dhe faktin që nuk mundi të shpëtonte jetën e mbesës së tij të vogël. Ai ishte hedhur mbi trupin e saj kishte luftuar me qentë, arsye për të cilat mbeti edhe vetë i plagosur, por nuk mundi të ndalte tërbimin e qenve.

“E kisha në krahë vajzën kur qentë e sulmuan. Nuk i ndala dot nga sulmi”, ka deklaruar në Gjykatën e Breshias 63-vjeçari Hasan Kikaj, gjyshi i Victorias.

Mediat italiane shkruajnë se kjo dëshmi i la me dyshime gjykatësit, për shkak se mendohet që vajza të jetë lënë në tokë dhe gjyshi të ketë humbur për një moment vëmendjen ndaj saj.

Gjyshi është ndër personat e hetuar për vdekjen e vajzës. Ndërkohë prindërit e vajzës, babai shqiptar dhe nëna italiane ende nuk kanë dhënë dëshminë e tyre në gjyq. Ata janë pronarët të qenve, dhe do të shihet nëse kafshët kanë qenë më herët me probleme, nëse ka pasur sulme të mundshme në lagje ndaj qenve të tjerë apo fqinjëve, etj.  Ata janë në gjendje mjaft të rënduar psikologjike pasi dhimbja e tyre për humbjen e vogëlushes Victoria është ende e freskët dhe për këtë arsye ata nuk janë në gjendje për të dëshmuar.

Ndërkohë, nën hetim është edhe veterineri, i cili nuk kishte raportuar tek autoritetet një sulm të mëparshëm të dy qenve kundër një qeni tjetër, siç e kërkon ligji.

 

Share With:
Translate »
799 Views