Mësojuni fëmijëve këngë klasike

Nga Bach në Tournier, nga Vivaldi në xhaz, meloditë na mësojnë të njohim emocionet. Ja se si të veprojmë.

Cili është tingulli i violës? Po i Oboes? A mund t’i dallosh ato në një këngë? Si të vegjlit dhe të mëdhenjtë gabojnë për të gjetur tingullin e instrumenteve të ndryshme në një melodi. Është për të ardhur keq, sepse muzika na flet të gjithëve për emocione dhe na mëson që ta njohim dhe ta shijojmë. Ajo shkon përtej fjalës dhe është një gjuhë më shumë që duhet të mësohet që nga lindja, sepse nëse na rastis të shohim një koncert me muzikë klasike për të rritur, mund të jetë vonë për të jetuar plot emocione.

Ky është koncepti themelor i metodës së mësimdhënies së Gordonit, të mësuar nga Andrea Apostoli, presidenti i Aigam (shoqata e muzikës italiane Gordon), përgjegjëse për koncertet e fëmijëve në Berliner Philharmoniker, Wiener Symphoniker dhe nga Akademia Kombëtare e Santa Cecilia, si dhe autor i librit të ri, tashmë Best-Seller, “Sekretet e instrumenteve muzikore”, me botues Curci Young.

Eksperti shpjegon: “Muzika nuk është një tunf-tunf, ose sfond dhe nuk është didaskalike, ajo mund të prekë emocionet dhe të përfshijë plotësisht fëmijët që nga lindja. Të vegjlit mrekullohen para një mijë burimeve të fshehura, për shembull, pas dhe brenda një violine, ose një harpe, kontrabasi apo flauti. Veglat muzikore janë plot me sekrete që të vegjlit dëshirojnë t’i zbulojnë. Sot djemtë kanë pak kohë për të ushqyer emocionet e tyre, jetojnë aq shumë sa ne të rriturit dhe kanë shumë punë. Por të vegjlit, në vend që të dëgjojnë këngë ose radio, le të dëgjojnë më mirë muzikën e artit”.

Çfarë melodie të zgjedhësh dhe si t’i dëgjosh ato? Është shumë e thjeshtë. Harrojmë të shoqërojmë muzikën me argëtim apo histori për të treguar, – shpjegon Apostoli. “Mjafton ta dëgjosh me vëmendje, pa shqetësime.  Vendoseni ndërkohë që fëmija është në një ambient të qetë, pa ngatërresa përreth. Ai do të vazhdojë të pushojë, të luajë ose të bëjë diçka tjetër, por shqisat e tij do të jenë të gjitha të ndezura. Zgjidhni muzikën e artit, nga ajo e koncertit tek muzika e dhomës. Nga xhaz tek klasikja, por edhe popullorja është mirë. Fikeni televizorin dhe radion”. Muzika është një gjuhë komplekse dhe është mirë që të absorbohet nga fëmija gjatë fëmijërisë. Më mirë akoma që kur lindin. Është sikur të mësosh gjuhën. Duke qenë i zhytur në muzikë, ai mëson ta kuptojë plotësisht, pa leksione. Nuk ka nevojë për gramatikë, në fillim. Dhe pastaj duke u rritur shtohet kurioziteti dhe mbase edhe dëshira për të luajtur një vegël muzikore. Të rrisësh fëmijët duke dëgjuar muzikën e artit, do të thotë t’u japim atyre mundësinë për ta kuptuar atë më mirë se të rriturit, dhe nëse zgjedhin të luajnë do të jenë muzikantë më të vetëdijshëm, dhe do të mësojnë çdo gjë para”.

Në librin e ri, eksperti ndihmon fëmijët të njihen me instrumentet dhe timbret e ndryshme muzikore, duke zbuluar shumë kuriozitete të panjohura edhe për të rriturit. Për të tërhequr vëmendjen e tyre gjithashtu përdorni një manovër të vogël që e bën leximin më tërheqës, në mënyrë që fëmijët ta lexojnë librin me një frymë. Një CD shoqëron leximin me këngë të virtytshme, por truku është edhe një tjetër: “Falë ilustrimeve nga Aurelia Luitz, i cili është në të vërtetë një stilist për disa nga shtëpitë më prestigjoze të modës, që është përfshirë në këtë projekt dhe  për herë të parë libri përmban vizatime që i pushtojnë fëmijët e vegjël”, shpjegon Apostoli. “Personazhet në manual janë djemtë në modë, ata kanë një look joshës për bashkëmoshatarët e tyre. Aurelia i dizenjoi ata, jo duke menduar se si prindërit i duan fëmijët e tyre, por si e shohin apo duan ta shohin veten. Të gjithë kanë një look “yes”, pamje moderne, zbavitës ose shumë serioz, veshin xhupa dhe xhinse, dhe për t’i mbajtur këto efekte përdorin gjithashtu pëlhurat e modës, të cilat pasi u skanuan, u dhanë ilustrimeve një vështrim shumë tërheqës për fëmijët. Shkurtimisht, ne kemi dashur të përcjellim, qoftë edhe vizualisht, konceptin se instrumentet muzikore nuk janë sende të vdekura apo larg nga publiku, por ato pëlqehen më shumë nga djemtë e rinj”.

Share With:
Translate »
1053 Views