E përjashtuan nga shkolla pasi nuk zbatoi rregulloren për modelin e flokëve

Një adoleshente është përjashtuar nga klasa sepse ka lyer flokët ngjyrë vjollcë. Elizabeth McMasters është dërguar në dhomën e dënimeve pasi shkelte rregulloren e shkollës me paraqitjen e saj. Hazel Browning, 47 vjeçe ishte ajo që leu flokët e të bijës duke menduar se nuk përbënte asnjë problem. Kur mori telefonatën, Hazel tregoi se nuk u cudit aspak pasi e bija ishte përjashtuar edhe herë të tjera. Më e fundit ishte kur 15-vjeçarja veshi pantallona në shkollë, por rregullorja e uniformës pranon vetëm fund. Nuk dihet se cfarë do ndodhë me adoleshenten, pasi e ëma tha se nuk do të kthejë ngjyrën e mëparshme të flokëve pasi kushtojnë shumë para dhe do presë që t’i rriten flokët e saj.

Share With:
Translate »
875 Views