Armela me të vërtetë ka bërë hundën dhe buzët, por të bukur e paska bërë mami

Armela Hyseni është një nga vajzat që spikati edicionin e fundit të Big Brother Albania. Përveç bukurisë së saj evidente, ajo u përgëzua edhe për cilësitë e tjera. Megjithatë as Armela nuk i ka shpëtuar bisturisë dhe injeksioneve të doktorit dhe mjekut estetist. Ajo ka realizuar dy ndërhyrje në hundë dhe ka fryrë buzët. Shumë e kanë kritikuar për ndërhyrjet e saj dhe shumë të tjerë e kanë përkrahur. Edhe pse këto janë zgjedhje individuale, Armela si për t’ua mbyllur gojën të gjithë kritikëve, ka postuar një foto nga fëmijëria në story-n e saj në Instagram. Siç duket ajo ka qenë një vogëlushe e bukur dhe kjo falë geneve të bukura që mbartin prindërit e saj. Para se t’i jepni meritën doktorëve estetist, përgëzojeni njëherë mamin e saj për vajzën e bukur që ka bërë. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
946 Views