Reagojnë familjarët e 15-vjeçares së përdhunuar shtatzënë: Vajza do ta lindë fëmijën

Ditën e sotme policia e Pogradecit, ka arrestuar 55 vjeçarin nga fshati Velçan Ligor B., pasi ndaj tij u ngrit një kallëzim për marrëdhënie seksuale me dhunë. 15-vjeçarja Xh.B., fqinja e tij e ka akuzuar se pasi ka hyrë në banesën e saj, Ligor B. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e lënë shtatzënë. Nga dëshmia që ka dhënë në polici e mitura ka pohuar se nuk ka treguar për ngjarjen që ka ndodhur në muajin mars, pasi kishte turp nga çfarë do të mendonte fshati.

Ajo është shprehur:
“Nuk tregoja se më vinte turp nga fshati. Nëna ime e kuptoi kur m’u rrit barku. Më pas shkuam tek inferemierja dhe ajo na tha që jam shtatzanë”.

Për tronditjen e thellë kanë reaguar edhe prindërit e XH.B. sipas të cilëve jeta e vajzës së tyre është shkatërruar. Ata gjithashtu bënë thirrje për dënim maksimal për 55-vjeçarin. Familjarët e saj, sipas BalkanWeb, kanë thënë:
“Vajza do ta lindë fëmijën. Na shkatërroi jetën e vajzës. Ne jetojmë në kushte ektresme. Fëmijën ta mbajnë familjarët e tij. Kërkojmë dënim maksimal”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit. Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share With:
Translate »
923 Views