Emocionon Kastro me dedikimin ndaj të birit për ditëlindje

Kastro Zizo gjithnjë e ka shprehur publikisht dashurinë për dy fëmijët e tij, Nia dhe Dankan. Arstisti madje u ka dedikuar atyre një nga këngët më të bukura të tij, “Papa Love”. Roli i tij si baba është diskutuar shpesh por edhe pse angazhimet bëjnë që shpeshherë ai të mos jetë fizikisht pranë tyre, Kastro është një baba që u dhuron të vegjëlve të tij veç dashuri.

Sot Dankan, fëmija i parë i këngëtarit, ai që i dha statusin “baba” feston ditëlindjen. Kastro ka zgjedhur ta urojë birin e tij me fjalë shumë të bukura që shprehin veç dashuri.

“Shpirti i babit Dankan edhe 100! Ta do babi shpirtin… Ta ka dhuruar babi jetën.”,- shkruan këngëtari.

Dankan nuk është thjesht një vogëlush, madje mund të themi se tashmë ai është një personazh. Teleshikuesit u dashuruan pas tij dhe zgjuarsisë që shfaqi si një nga konkurentët e “Power Kids”, në sezonin e kaluar.
Edhe ne i urojmë Dankanit 100 vite të lumtura pranë të dashurve të tij.

 

Share With:
Translate »
662 Views