Cristiano triumfoi, por ajo që shkëlqeu më shumë ishte Georgina e rrumbullakosur

Ajo mendohet se është në muajin e tetë të shtatzanisë me fëmijën e saj të parë me Ronaldo.

Georgina Rodriguez është shfaqur me barkun e fryrë përkrah të dashurit të saj, Cristiano Ronaldo teksa kanë qënë të pranishëm në “Best FIFA Football Awards” në Londër, mbrëmjen e së hënës, ku ky i fundit ka fituar çmimin lojtari i vitit.

Sensacionale me fustanin e saj gri, Georgina 22-vjeçe, rrezatonte pranë legjendës së futbollit dhe djalit të tij 7-vjeç, Cristiano Jr.

Shtatzania duket se nuk e ka penguar aspak modelen spanjolle të vishej me taka të larta, të cilat ishin kombinuar mjaft mirë me fustanin e zgjedhur.

Share With:
Translate »
922 Views