Donte tu mburrej shokëve, por i kushtoi jetën adoleshentit

Daniel Ferguson, 16 vjeç, mori ekstazë në mënyrë që tu tregonte shokëve se çfarë po pinte, por pa menduar për pasojat që do të kishte më pas.

Policia u vu në dijeni dhe e gjeti atë të shtrirë në një divan të braktisur. Ai u dërgua në spital, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai vdiq më vonë në të njëjtën ditë.

Gjyshja e tij Carol Ferguson, 65 vjeç, tha për policinë: “Danieli nuk dilte shumë nga shtëpia dhe ishte një djalosh i thjeshtë. Ai ishte shumë i kujdesshëm dhe i thjeshtë, dhe shpenzonte shumë pak para”.

“Kur e pyeta pse ai e kishte bërë këtë gjë, ai tha: Doja vetëm të dukesha para shokëve të mi”.

Më pas gjyshja e adoleshentit tha: “Danieli kurrë nuk e frekuentonte jetën e natës. Ai nuk ishte përdorues droge, madje ai ishte shumë kundra kësaj gjëje”.

Share With:
Translate »
695 Views