Menduam se është ndonjë rezidencë luksoze, por qenka shkolla e djalit të Alketës
Ndonëse është një prej personazheve më të famshëm dhe më të dashur të televizionit shqiptar, Alketa Vejsiu ia ka dalë që përgjatë gjithë këtyre viteve të ruajë me fanatizëm familjen e saj nga vëmendja e mediave. Në rrjetet sociale qarkullojnë fare pak foto të fëmijëve të saj, djalit Lionel dhe vajzës Nikol, kjo për shkak se prezantuesja e famshme nuk i shfaq ata kurrë me fytyrë. Të njëjtën gjë Alketa ka bërë dhe së fundmi, duke postuar një foto ku shihet e përqafuar me të birin, pasi mesa duket, i ka bërë një vizitë surprizë në shkollë. ‘Mami shkon në shkollë. Batanija më e mirë prej kashmiri është përqafimi i tij. Versioni im më i mirë, fëmijët e mi.’-ka shkruar Vejsiu në foton e adhurueshme me të birin. Ajo që na ra më shumë në sy, ishte ambjenti përreth shkollës që duket mjaft luksoz dhe i rrafinuar për standartin e jetesës në Shqipëri. Epo s’është pak të jesh i biri i Alketa Vejsiut.