Fëmija nuk pajtohet me faktin që ju duhet edhe të largoheni? Ndiqni këto rregulla

Më duhet të largohem nga shtëpia, por fëmija im nuk është dakort me këtë. Si duhet të veproj? Fëmija ka nevojë të përshtatet me këtë ndyshim, ashtu siç ndodh dhe me shpërnguljet apo hapat e tjerë të rëndësishëm në jetë. Në qoftë se në të tilla raste ju zgjidhni ta lini atë me ndonjë të afërm apo një dado, provoni këto sygjerime:

Praktikojeni ndarjen që në shtëpi
Lëreni fëmijën tuaj të zbavitet vetëm në shtëpi, pa prezencën tuaj. Le të luajë në një dhomë ku e dini që do të jetë i sigurt, sepse në këtë mënyrë ai mësohet të qëndrojë vetëm dhe të jetë i përgatitur për ndarjen nga ju.

Thërrisni një dado
Mënyra më e mirë për t’u ndier të sigurt pasi jeni larguar nga shtëpia, është ta lini fëmijën tuaj me një dado. Thirreni dadon 30 minuta para se të largoheni. Gjatë kësaj kohe mundohuni ta bëni fëmijën të luajë me dadon, në mënyrë që ai të mësohet me të. Pas kësaj jeni të lirë të largoheni. Veproni në të njëjtën mënyrë edhe kur do ta lini fëmijën me ndonjë të afërm apo mik tuajin.

Mos harroni të thoni mirupafshim
Putheni dhe jepini një përqafim të madh fëmijës suaj para se të largoheni. Tregoini atij se ku do të shkoni dhe kur do të ktheheni. Shumë prindër përpiqen të largohen pa i parë fëmija, sepse mendojnë që në këtë mënyrë nuk do ta vën re mosprezencën tuaj. Por e kanë gabim, fëmija e kupton gjithmonë këtë dhe trishtohet shumë kur sheh që prindi i tij u zhduk papritur.

Mos u trishtoni nga kjo
E di që është e vështirë të ndahesh për herë të parë nga fëmija, por duhet të dini që ky hap do t’ju ndihmojë shumë. Përpiquni të mos qani në sy të fëmijës apo të trishtoheni sepse fëmija do të veprojë në të njëjtën mënyrë. Merreni më me sportivitet këtë nëse doni që dhe fëmija juaj të veprojë njësoj.

Kufizoni kohën që shpenzoni larg fëmijës
Edhe pse ju duhet të largoheni nga shtëpia mundohuni të kufizoni kohën që qëndroni larg fëmijës. Prisni deri sa fëmija juaj të ambjentohet me këtë dhe ta konsiderojë këtë si diçka normale. Mos harroni dhe dhuratat për të. Fëmija ndihet mirë kur ju i sillni diçka nga jashtë dhe fillon të jetë entuziast për ardhjen tuaj.
Tregoni kujdes në çdo veprim që bëni, sepse në fund të fundit nuk është diçka e thjeshtë të ndahesh nga fëmija, të paktën kështu thonë shumica e nënave që janë përballur me këtë.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
800 Views