Babai 22-vjeçar vdes në gjumë
Një baba 22 vjeç ka ndërruar jetë në gjumë vetëm disa javë para se të vinte në jetë vajza e tij. Jordan Anderson, 22 vjeç, nga Hull, Britani u gjet i vdekur në shtëpinë e të atit. I riu nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe bënte një jetë të qetë, raportojnë mediat britanike.
Anderson ishte martuar në moshë shumë të re dhe kishte një djalë tre vjeçar, ndërsa në muajin Dhjetor do të bëhej përsëri babai i një vajzë.
Bashkëshortja e tij, Lauren Gowan ka thënë se ai ishte një baba i mrekullueshëm dhe mezi po priste të mbante në krahë vajzën e tyre.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 22- vjeçarit. Pritet që ekspertiza mjeko –ligjore të hedhi dritë për vdekjen misteriozë.