Ish-opinionisti i Big Brother përlotet në studio nga mesazhi i së ëmës
Gazetari Arjan Konomi ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan nga ku foli për librin e tij “Saga e Jetëve Legjendë”. Pas një shkëputje 2-vjeçare Konomi ka nxjerrë në treg librin e tij të parë të cilin i’a ka kushtuar babait.
Por, ndërkohë që fliste për përmbajtjen e këtij libri, gazetari është suprizuar përmes një videomesazhi nga nëna e tij, Dorotea Konomi.
“Jam e kënaqur që ju shikoj në studio duke folur për librin e tij. E di sa koha ka harxhuar Arjani për ta shkruar atë libër, ka qenë ëndërr e tij. Ne, prindërit e tij i kemi kuptuar që në fëmijëri vlerat që kishte Arjani dhe i kemi çmuar ato. Unë kam dashur gjithmonë që ai t’i përkushtohej gjeopolitikës ashtu siç e nisi në Itali, ku shkruante përkrahë ekspertëve të njohur botërorë, por ai iu kushtua më tepër ekranit dhe libri ka qenë ëndrra e tij. Uroj që të ketë sukses pasi është gjëja më me vlerë, çdo gjë e kësaj jete thyhet, prishet ndërkohë që libri mbetet. Me talentin që ka besoj se do të shkruaj libra edhe më të bukur. Unë e çmoj shumë, e kemi çmuar të dy, edhe njeriu jonë më i shtrenjtë, babai i Arjanit, i cili nuk e pa librin e tij, por përjetoi kohën kur ai punonte dhe kohën kur ia kushtoi atij”, tha nëna e gazetarit Dorotea Konomi.