Respekto trupin e fëmijës, preke atë me kujdes!

Trupi është shumë i rëndësishëm për njeriun, pasi brënda tij, gjënden jeta dhe vetja e çdo individi. Jo me kot per njohjen funksionimin e tij dhe mirembajtjen, jane zhvilluar dhe merren seriozisht shume dege te shkences. Kjo vetëdije për trupin dhe kujdesin për të, mësohet dhe fitohet në fëmijëri dhe pikërisht si të prekin prindërit, bute, me vemendje apo pa kujdes. Prekja duhet të jetë me butësi dhe respekt. Për fat të keq, prekja e ashpër, prekja me mospërfillje apo duke e shtyrë femije, si një bezdi nëpërkëmbë, per fat te keq vazhdojne te shihen ne rruget tona. Kujtohuni kur e shtyni fëmijën se padashje ju shkeli këmbën apo ju bëri pis rrobat apo ju besdisi. Për të mos folur për goditjet me shpullë kur bën ndonjë veprim që i rrituri nuk është dakort apo nevrikoset. Gjithë të rriturit pa përjashtim, duhet ta prekin me kujdes dhe butësi fëmijën, tia respektojnë trupin. Fëmija po nuk e mësoi në fëmijëri respektin për veten dhe jetën që fillon me trupin, nuk do mundë më vonë të fitojë vetëdijen për veten e tij dhe ti bëjë bashkë trupin veten dhe jetën. Të rriturit duhet ti marrin leje fëmijës edhe kur do ta përkëdhelin. Fëmija mund të preket pa leje vetëm te këmbët, në çdo pjesë tjetër të trupit, I rrituri duhet të kërkojë leje fëmijes përpara se ta prekë.  Lira Gjika

Share With:
Translate »
696 Views