A vuan fëmija im nga migrena? Simptomat dhe masat e parandalimit

Nëse vuani nga migrena me siguri e kuptoni se ç’do të thotë të të pushtojë dhimbja e pafundme e kokës, e se çfarë ndjesish sjell kjo dhimbje. Tani imagjinojini të gjitha këto në  organizmin e një fëmij .

Për fëmijët, kjo dhimbje është kaq e rëndë sa mund të ndikojë  aftësinë e tyre në të mësuarin, performancën fizike dhe jetën sociale.

Ndaj është e nevojshme të  mësoni se si mund ta identifikoni në kohë nëse fëmija juaj vuan nga migrena, të njihni simptomat dhe rrugët me të cilat mund ta ndihmoni fëmijën të ndihet më mirë.

Duhet ta pranoni se migrena është e zakonshme te fëmijët.

Rreth 10 përqind e fëmijëve midis 5 dhe 15 vjeç  vuajnë nga migrena.

Përpara pubertetit është vërejtur një numër pothuajse i njëjtë i vajzave dhe djemve, por mbetet ende me i lartë te vajzat për shkak të rritjes së estrogjenit në trup. Në fakt, rreth 50 përqind e vajzave do të preken nga migrena pak ditë para ditës së parë të ciklit menstrual.

A e dinit se migrena është  identifikuar edhe te foshnjet në  moshën  18 muajshe? Nëse ka një  histori familjare të migrenës, nëse ndonjë nga prindërit vuan nga migrena, mund të  jetë  ndoshta më  e lehtë  për  ta identifikuar.

Edhe pse ekziston një  lidhje e fortë  gjenetike me migrenën, faktorët mjedisorë  si ndryshimet në gjum, që shkaktojnë një sistem nervor tepër të ndjeshëm dhe nervoz, mund të  luajnë  rol në shkaqet e migrenës.

Simptomat e migrenës te fëmijët:

Migrena te fëmijët shfaqet shpesh e ndryshme nga sa shfaqet te të rriturit. Fëmijët që  preken për herë të parë nga migrena, zakonisht nuk i kap një  dhimbje shpuese në kokë  por një dhimbje e qëndrushme, e vazhdueshme, në të dyja anët e kokës.

Fëmijët më migrenë ankohen për ndjeshmërinë e tyre të madhe ndaj dritës dhe tingujve të  fuqishëm, kanë marramendje e të përziera. Ata gjithashtu djersijnë  shpesh.

10 deri në 25 pë rqind e tyre u shfaqen aura, vizione të errëta përpara syve, drita vezulluese, pë rpara se t’i kapë dhimbja e kokës.

Një kategori fë mijësh ka simptomat e migrenës pa patur akoma dhimbje koke. Kjo është  një simptomë e njohur si “e vjella ciklike” që shoqërohet me episede të vjellash për disa orë rresht.

Disa mënyra për ta parandaluar migrenën:

Hani shëndetshëm

Të  ngrënit e një diete të shëndetshme që  përmban fruta dhe perime me pak yndyrna duke respektuar të gjitha vaktet, mund të parandalojë migrenën. Fëmija duhet të pijë sa më shumë ujë që urina e tij të dalë e pastër.

Zemra e fëmijës përpiqet  të pompojë energji në trurin e tij dhe sa më shumë i hidratuar të  jetë fëmija, aq më të thjeshtë e ka zemra për ta arritur këtë .

Bindini fëmijët që të kryejnë ushtrime fizike.

Ushtrimet periodike rrisin energjinë e qelizave të  trupit dhe reduktojnë stresin që  shpie në migrenë. Fëmija duhet të djersijë të paktën 30 minuta në tre ose katër ditë të javës.

Lërini fëmijët të flejnë mjaftueshëm

Rekomandohet që fë mijët në moshë shkolle të flejnë 9 deri në 11 orë , ndërsa adoleshentët të paktën 8 orë.

Ndihmojini të luftojnë stresin e përditshëm.

Flisni me ta sepse kjo është  një terapi më vete për fëmijët. Të shprehurit, ndarja e problemeve dhe shqetësimeve me dikë më të rritur e bën fëmijën të ndihet më i lehtë suar.

Share With:
Translate »
832 Views