Alarm në Shtëpinë e Bardhë, kërcënohet jeta e djalit të Donald Trump

Shteti Islamik ka një shënjestër të re, djalin 11-vjeçar të Donald Trump, Barron.

Sipas të përditshmes Washington Free Beacon, grupi terrorist po ndan detaje personale të fëmijës në kanalet sociale të medias, duke përfshirë dhe adresën e tij të shkollës.

Instituti i kërkimeve të Lindjes së Mesme (MEMRI) e përktheu këtë thirrje si një vrjasje në aplikacionin “Telegram”.

“Duke përdorur hashtag “Mbajeni djalin e Amerikës” përdoruesi, i cili përdor emrin “Dak Al-Munafiqeen,” që në gjuhën arabe do të thotë “Godisni hipokritët”, shkruajti : Barron Trump shkon në shkollë në Washington”, sipas MEMRI.

Posti u pasua nga një foto e Barron Trump, shkruan CBN News, raporton newsbomb.al.

Për ta përhapur thirrjen për vrasje, kanale të ndryshme që mbështesin ISIS e kanë shpërndarë postin”.

Barron Trump nuk është viktima e vetme e kërcënimeve të Shtetit Islamik. Grupi nxiti vrasjen e Papa Franceskut javën e kaluar.

ISIS humbi territor në Lindjen e Mesme vitin që shkoi.

Share With:
Translate »
1389 Views