Reagimi i nënës pasi e komentuan përse ushqeu fëmijën me gji në publik

Një nënë nga Ontario ka reaguar për të gjithë gratë që e turpëruan pasi poi  jepte gji djalit të saj 10 muajsh në publik.

Brittni Medina ishte në Disneyland me të shoqin duke pritur në rradhë kur djali i tyre filloi të qante. Për të mos humbur vendin, ajo vendosi që ta ushqente të birin., gjë që nuk u prit mirë nga dy gra që e komentonin dhe kritikonin pas krahëve.

Në vend që ti injoronte, Brittni i kërkoi bashkëshortit që ta fotografonte, ndërsa në sfond dukeshin dy gratë.

“Nuk isha duke ecur dhe po e ushqeja por po prisja në një rradhë të gjatë për një fotografi dhe djalin e mori uria, por nuk do të prisja rradhën nga e para. kështu që hoqa bluzën dhe fillova ta ushqej. Dy gra po bënin komente të turpshme kështu vendosa të bëj fotografi me to. Jo për të tërhequr vëmendjen, por për faktin që asnjë grua nuk duhet të turpërohet për ta ushqyer foshnjen në publik, pa rroba,” – shkruajti në postimin e Facebook.

Pas kësaj, fotografia u shpërnda rreth 800 herë dhe ka marrë mbështetje të madhe në rrjete sociale.

Share With:
Translate »
879 Views