Fëmija juaj ha thonjtë? Ja si ta ndaloni

Ngrënia e thonjve është një nga problemet më të mprehta të përditshmërisë tonë. Më shumë mund të konsiderohet si një ves i cili na prek ne dhe fëmijët tanë. Shumë prindër kërkojnë produkte të ndryshme për ta evituar këtë problem tek fëmijët ashtu si gjyshet që spërkatnin gishtat e nipërve me piper ose speca djegës. Në shumicën e rasteve ngrënia e thonjve nga fëmijët tregon se ata janë nën ankth, stres, siklet apo nervizizëm. Për t’i ndaluar ata të kryejnë këtë veprim nuk është zgjidhje efektive t’i dënoni ose t’ju bërtisni pasi gjithsesi fëmija do e bëjë këtë veprim i fshehur nga ju. Në disa raste bërtitja mund t’i shkaktojë atij më shumë stres dhe ankth duke gjetur qetësi tek ky ves. Duhet t’ju kushtoni shumë vëmëndje arsyeve që e bëjnë fëmijën tuaj të praktikojë këtë ves, mbase janë situatat e pakëndëshme që e shkaktojnë këtë. Një ide e mirë është ta aktivizoni sa më shumë në aktivitete ku të ketë mundësi të çlirojë ankthin dh stresin. Sporti është një zgjidhje shumë e mirë.

Share With:
Translate »
821 Views