Arditi na jep lajmin e shumëpritur, i rikthehet muzikës me partneren më të denjë

Ardit Gjebrea është konsideruar gjithmonë showman shqiptar që di të argëtojë publikun. Teksa e kemi parë të moderojë programin e të dielës, ai i ka munguar skenës muzikore shqiptare. Por me rastin e festivalit “Kënga Magjike 2017” ku ai është edhe producent, Arditi ka rezervuar një surprizë të bukur për të gjithë ne. Këtë herë në skenë do të ngjitet edhe si këngëtar me një duet. Partneren e tij ka kohë që na e ka prezantuar dhe kush mund të ishte tjetër veçse e bija, Anna. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arditi në një foto të postuar në llogarinë e tij në Instagram. Ai shihet përkrah Darko Dimitrov, në studion e tij. /Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
824 Views